Russell: Ta shpëtojmë planetin për hir të fëmijëve tanë

Russell: Ta shpëtojmë planetin për hir të fëmijëve tanë

Koordinatori i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Andrew Russell, me rastin e Ditës Botërore të Mjedisit, ka deklaruar se duhet të ndërmarrim veprime për të adresuar ndryshimet klimatike duke shpëtuar planetin për hir të fëmijëve tanë. Russell ka thënë se ndryshimet klimatike po ndodhin dhe ndikimi i tyre po rritet, këtu në Kosovë dhe në mbarë botën. “Megjithëse qeveritë kanë një rol kritik në këtë fushë, është e rëndësishme të kujtojmë se veprimi i vërtetë po ndodh në nivel lokal, nga qytetarë të angazhuar, biznese dhe shoqëria civile. Pse duhet të ndërmarrim veprime për të adresuar ndryshimet klimatike, sot, në Ditën Botërore të Mjedisit? Po, ka të bëjë me shpëtimin e planetit për hir të fëmijëve tanë. Por është gjithashtu gjë e mençur për të bërë. Ashtu si thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Guterres: “Kjo nuk është vetëm gjëja e duhur për të bërë, është gjëja e mençur për të bërë, dhe ata që do të besojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Parisit, për ekonominë e gjelbër do të jenë ata që do të kenë një rol udhëheqës në ekonominë e shekullit të 21-të”, ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …