Rregullimi i hapësirave publike në Skenderaj drejt përfundimit

Komuna e Skenderajt po investon dukshëm edhe në hapësirat publike pranë objekteve te banimit kolektiv. Përveç përfundimit të rregullimit të hapësirave publike në Lagjen 1, projekt ky që tashmë ka përfunduar, Komuna e Skenderajt është në përfundim të projektit tjetër të rregullimit të hapësirave publike në një lokacion tjetër të qytetit. Projekti i rregullimit të hapësirave publike pranë objektit Morava e Binqës po shkon drejt përfundimit. Qytetarët e Skenderajt që jetojnë në këtë pjesë të qytetit me përfundimin e këtij projekti do të përfitojnë hapësira të mjaftueshme për parkingje, hapësira gjelbëruese, ndriçim publik, rrjet të ri të kanalizimit atmosferik dhe fekal, si dhe stola për pushim. Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura, me rastin e inspektimit të punimeve në këtë projekt, ka deklaruar se rregullimi i kësaj hapësire është projekt shumë i qëlluar pasi përfitojnë një numër i konsiderueshëm i banorëve që jetojnë në objektet e banimit kolektiv dhe në lagjen afër objektit Morava e Binqës. Ai ka deklaruar se këtë hapësirë që më parë ishte shëndrruar në grumbull mbeturinash dhe papastërtishë të ndryshme, Komuna e Skenderajt po e shëndrron në një hapësirë moderne për parkingje, për pushim, me oaza gjerbëruese dhe me ndriçim publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …