leoni

Veseli: Do t’i shporim mbeturinat e Serbisë nga Kosova

Veseli: Do t’i shporim mbeturinat e Serbisë nga Kosova

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli tha në vendlindjen e tij në Mitrovicë se ky qytet do t’ia jep vulën fitores së PDK-së dhe Fillimit të Ri, pasi tek qytetarët po sheh një entuziazëm të shpresës. Ai premtoi edhe heqjen e strukturave paralele nga Kosova, e ndërtimin e shtëpive të shqiptarëve në veri të Mitrovicës. “Do të fuqizojmë Mitrovicën që ta shohim kah lind dielli dhe kah perëndon që të jetë një Mitrovicë e bashkuar, jo jug e veri. Fillimi i Ri nënkupton se nuk ka mure në Kosovë, nuk ka trena të Serbisë në Kosovë, ka marrë fund Serbia më 12 qershor, kurrë më nuk do të kthehet. Ne jemi qytet i njerëzve tolerant, që i respekton njeri tjetrit, ne do të respektojmë edhe ata që nuk janë si ne, edhe komunitetet, edhe atë serb dhe të gjitha komunitetet që të jenë të barabartë para ligjit të respektojnë sovranitetin e shtetit, por kemi mesazh, qysh e kemi larguar më 12 qershor, do t’i shporim mbeturinat e Serbisë në Kosovë, strukturat paralele, nuk do t’i lejojmë që të rrezikohen bashkëqytetarët tanë. Qytetarët do të vazhdojnë qëndrimin në pronat e tyre, në të njëjtën kohë do të vazhdoj ndërtimin e shtëpive në pjesën veriore, ashtu siç i kanë pasur qytetarët tanë, shqiptarët”, u shpreh Veseli. Veseli iu premtojë përkrahje edhe artdashësve, derisa do të punojë fort për fuqizimin e sportit në Mitrovicë, sepse nuk ka më sportdashës se sa mitrovicasit.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …