leoni

Nura: Shteti ynë dhe shoqëria, janë përgjegjës, për t’i trajtuar dinjitetshëm veteranët e luftës, ata luftuan për lirinë që e gëzojmë sot ne të gjithë

Nura: Shteti ynë dhe shoqëria janë përgjegjës, për t’i trajtuar dinjitetshëm veteranët e luftës

Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Elmaze Nura me anë të një postimi në rrjetin social ka kërkuar që shteti t’i trajtoj në mënyrë dinjitoze veteranët e luftës së UÇK-së. “Ish-luftëtarët e lirisë, janë ata që sakrifikuan më së shumti për Kosovën, prandaj meritojnë trajtimin më të mirë të mundshëm. Edhe pse është bërë ligji, janë hartuar listat, janë ndarë fonde, ka pasur mbështetje për këtë kategori, shteti ynë ka pasur gjithnjë mundësi që t’i trajtojë shumë më dinjitetshëm veteranët e luftës. Drama e tyre, është prekëse dhe duhet ta zgjojë vetëdijen shoqërore e institucionale.  Jo pak prej ish-pjesëtarëve të UÇK-së, për shkak të gjendjes së rëndë sociale dhe dëshpërimit, i kanë dhënë fund jetës, ose kanë emigruar. Shumë familje të veteranëve, nuk i kanë as kushtet elementare për jetesë, nuk kanë një strehë të sigurtë, nuk ushqehen mirë, nuk kanë veshmbathje, nuk kanë punë dhe shpresë. Shteti ynë dhe shoqëria, janë përgjegjës, për t’i trajtuar dinjitetshëm veteranët e luftës, ata që luftuan për lirinë që e gëzojmë sot ne të gjithë. Nuk mundet ta përcaktojë këtë trajtim, as FMN-ja dhe askush tjetër, përveç nesh, sepse është detyrim moral dhe ligjor, për institucionet tona, që një herë e përgjithmonë, ta zgjidhin statusin e veteranit të luftës. Ai që ka rrokuar armët për të vdekur në luftë kundër Serbisë pushtuese, meriton nderimin më të lartë të Republikës. Angazhimi im, është që asnjë veteran, në qeverinë Haradinaj, të mos ketë më arsye të ankohet as për kushtet sociale, as për shërim, as për perspektivën e tij dhe familjes. Ka ardhë koha t’ua kthejmë dinjitetin luftëtarëve të lirisë”, ka shkruar Nura.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, mbështet anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësimin e Kosovës në …