Haxhi Shala: Qeveria Kurti nuk ka bër asnjë veprim të mirë për qytetarët, do të mbahet mend si qeveri e konferencave për media

Shala: Koalicioni ynë do t’i ketë mbi 50 % të deputetëve shqiptarë

Kandidati për deputet nga Nisma për Kosovën, Haxhi Shala, ka thënë se më 11 qershor qytetarët e Kosovës duhet ta votojnë koalicionin PDK-AAK-Nisma meqë, sipas tij, është një koalicion parimor, i fuqishëm dhe i guximshëm për të marrë vendime të dobishme për shtetin. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, Shala ka vlerësuar se ky koalicion do t’i ketë mbi 50 për qind të deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Kosovës. Ai është shprehur i bindur se për katër vjetët e ardhshëm shteti i Kosovës do të qeveriset nga koalicioni PDK-AAK-Nisma. Shala ka theksuar se ky koalicion do t’i çojë përpara të gjitha proceset e rëndësishme për vendin.

 

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …