Rama: Moment historik për t’i dhënë drejtimin e duhur Shqipërisë

Rama: Moment historik për t’i dhënë drejtimin e duhur Shqipërisë

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një takimi që ka zhvilluar të mërkuren në Vlorë, foli për atë që është bërë në 44 muajt e qeverisjes së tij, për ekonominë, punësimin dhe çfarë do të bëhet në 4 vitet në vijim. “Ky është një moment historik për t’i dhënë drejtimin e duhur Shqipërisë dhe për t’i dhënë një fuqi të re Shqipërisë, pasi në këtë fazë kemi nevojë të çojmë përpara disa beteja që janë të rëndësishme për vendin. Kemi nevojë të çojmë përpara reformën në drejtësi. Kemi nevojë të hapim kantierin e madh dhe të vështirë që prek interesat e partive dhe që çliron administratën shtetërore”, tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …