Veseli në Zhabar të Mitrovicës premton zhvillim ekonomik

Veseli në Zhabar të Mitrovicës premton zhvillim ekonomik

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë tubimit elektoral të mbajtur të mërkuren në Zhabar të Mitrovicës, ka thënë se nuk do ta harrojnë kurrë një pritje kaq vëllazërore nga banorët e këtij vendi. Veseli ka theksuar se Zhabari dhe Mitrovica kanë dhënë provimin atëherë kur iu është dashur vendit. “Mitrovica ka nevojë për zhvillim ekonomik. Ne duhet të mendojmë më shumë për këtë vend dhe qytetarët e saj, këtë e parasheh edhe koncepti ynë Fillimi i Ri, askush nuk do të na ndalojë ta zhvillojmë ekonomikisht këtë vend”, ka thënë Veseli dhe shtoi se nuk duhet të ketë veri, jug lindje e perëndim të Mitrovicës, por vetëm një Mitrovicë. Avni Kastrati, kryetar i PDK-së në Mitrovicë tha se Zhabari dhe Mitrovica po e përqafojnë me dashuri Fillimin e Ri, sepse mundëson progres për të rinjtë, biznese, arsim. “Të gjitha këto janë elemente që fuqizojnë qytetarët, të cilët pa dyshim do të votojnë për Fillimin e Ri, PDK-në dhe Kadri Veselin”, tha Kastrati, raporton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …