Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO e vë në pikëpyetje rinegocimin e Demarkacionit

Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO e vë në pikëpyetje rinegocimin e Demarkacionit

Njohësit e çështjeve të sigurisë në Kosovë paralajmërojnë Prishtinën zyrtare se pas anëtarësimit të Malit të Zi në NATO gjërat kanë ndryshuar sa i përket çështjes së proklamuar shumë në fushatën aktuale zgjedhore, për rinegocimin e Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit. Naim Maloku, ekspert ushtarak, tha për Radion Evropa e Lirë se tash shteti malazez do të flasë ndryshe lidhur me çështjen e Demarkacionit të kufirit. “Unë nuk e besoj se Mali i Zi ka për të shkuar në rinegocim të marrëveshjes për shkak se nuk ka arsye, sepse ata e kanë kaluar marrëveshjen në Kuvend, e kanë ratifikuar dhe Mali i Zi ka probleme shumë të mëdha më opozitën”. “Opozita pro-ruse në Mal të Zi, është tepër e fuqishme. Dhe po ashtu nuk e besoj që ndonjë qeveri e Malit të Zi, ka për të pasur guximin që të hyjë në rishikim të marrëveshjes ose ta shfuqizojë ratifikimin që është kryer në Kuvendin e Malit të Zi”, tha Maloku. Kurse, Vigan Qorolli, profesori i së Drejtës Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO, nuk do të ketë ndonjë ndikim ndërmjet raporteve të Kosovës dhe Malit të Zi, në aspektin e Demarkacionit të kufirit.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-deputetja e PDK-së, Xhevahire Izmaku, iu ka bashkuar Nismës Socialdemokrate

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhevahire Izmaku, shpalli se po i bashkohet Nismës Socialdemokrate, …