Shënohet dita e çlirimit të Kaçanikut

Me aktivitete të shumta është shënuar ditë e çlirimit të Kaçanikut. Fillimisht janë bërë homazhe tek Varrezat e dëshmorëve në Komunën e Kaçanikut, ndërsa një akademi përkujtimore është mbajtur në pallatin e kulturës “Xheladin Kurtaj”. Në fjalën e rastit Diana Reka- Drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, tha se të kthehemi 18 vite pas, e të rikujtojmë atë kohë të vështirë është shumë emocionuese për ne që e përjetuam atë kohë, ndërsa frymëzuese për brezat e rinj. Drejtoresha Reka tha se duke kujtuar sakrificën e dëshmorëve dhe të rënëve për liri, gjejmë forcë dhe guxim për të vepruar e punuar dhe për të marrë përgjegjësi qytetare dhe institucionale. Ndërkohë në emër të veteranëve të luftës, Izet Krivenjeva nga Organizatat e dala nga lufta uroi qytetarët e Kaçanikut për festën e çlirimit. Për nderë të kësaj feste është hapur edhe një ekspozitë në hollin e Shtëpisë së Kulturës, e cila do të qëndroj e hapur për disa ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Skenderaj po bëhet gati për marshin protestues “Kosova po pret”

Kryetari i komunës së Skenderajt, z.Sami Lushtaku përmes një postimi të tij në facebook, ka …