Naim Maloku

Naim Maloku: Jam ithtar i koalicionit PAN – Vetëvendosje!

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Naim Maloku, ka thënë se ka qenë befasuese humbja e thellë e koalicionit PDK-AAK-Nisma. Në një intervistë për “Epokën e re”, Maloku ka theksuar se nuk ka pritur që koalicioni PAN do të merrte më pak se 45 deputetë. Ai u ka sugjeruar liderëve të këtyre tri partive politike të reflektojnë ndaj këtij rezultati të zgjedhjeve. “PAN-i ka të drejtën për formimin e qeverisë, prandaj duhet të shkojë me ofertë për bashkëqeverisje ose me Vetëvendosjen, ose me LDK-në”, ka thënë Maloku, duke potencuar se PAN-i nuk mund ta formojë qeverinë, as me deputetët e pakicave. Ai ka thënë se është ithtar i një koalicioni qeverisës PAN – Vetëvendosje! Nëse Vetëvendosje dhe LDK-ja refuzojnë bashkëqeverisjen me PAN-in, atëherë vendi mund të hyjë në një bllokadë të re politike, e që rrugëdalje mbesin zgjedhjet e reja.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …