Parada shqiptare në New York, aktivitet ky i përvitshëm ku marrin pjesë mijëra shqiptaro-amerikanë

Mbahet “Parada shqiptare” në New York, aktivitet ky i përvitshëm ku marrin pjesë mijëra shqiptaro-amerikanë

Në Manhatan të New Yorkut të shtunën është zhvilluar  “Parada Shqiptare”, aktiviteti ky i përvitshëm ku marrin pjesë mijëra shqiptaro-amerikanë. Këtë vit, parada ka si temë arbëreshët dhe kulturën e tyre. Parada shpalos kulturën shqiptare dhe shërben si një reklamë mjaft e efektshme që banorët e New Yorkut, turistët e shumtë të huaj që vizitojnë qytetin të njihen me vlerat shqiptare, raporton Zëri i Amerikës. Meqenëse tema e këtij viti janë arbëreshët, në paradë merrte pjesë një delegacion nga Komuna e Greçit, apo Katundi siç quhet në arbërisht në provincën italiane të Aveninos. Në këtë paradë, pjesëmarrës ishte edhe ish-kongresisti Joe Dioguardi, me një makinë klasike Cadilac, në të cilin kishte vendosur një portret të Nënë Terezës.

Kontrolloni gjithashtu

Serwer

Daniel Serwer hedh poshtë zërat për “dokument amerikan” për Kosovë–Serbi

Deklarimet e analistit serb Dushan Janjiq se në Shtetet e Bashkuara po përgatitet një dokument …