Dita Botërore e Refugjatëve: Mbi 65 milionë njerëz të zhvendosur

Dita Botërore e Refugjatëve: Mbi 65 milionë njerëz të zhvendosur

Sot shënohet Dita Botërore e Refugjatëve. Kjo ditë synon të kthejë vëmendjen te miliona familje që detyrohen të ikin nga shtëpitë, për shkak të konflikteve apo keqtrajtimeve të ndryshme. Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara publikoi të hënën raportin vjetor, i cili nxori në pah se 65.6 milionë njerëz në botë janë refugjatë, azilkërkues ose të zhvendosur brendapërbrenda vendeve të tyre. Komisionari i OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi, tha se diplomacia ndërkombëtare ka dështuar. “Bota duket se është bërë e paaftë për të arritur paqe”, tha Grandi. Lufta civile në Siri mbetet burimi më i madh i të zhvendosurve – me 12 milionë njerëz, apo dy të tretat e popullsisë.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi rikandidohet për deputet: Premton përfaqësim me ndershmëri dhe punë të palodhur

Altin Krasniqi ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e …