Kusari përfaqëson Kosovën në Kongresin Metropolis në Kanada

Kusari përfaqëson Kosovën në Kongresin Metropolis në Kanada

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në Kongresin e XII botëror – Metropolis, i cili po mbahet në Montreal të Kanadasë me temën “Sfidat globale, qytetet kryesore në aksion”. Kryetarja Kusari-Lila ka falënderuar organizatorët e kongresit Metropolis për ftesën e bërë si dhe mbështetjen e organizatës NDI Women për pjesëmarrjen. Ajo ndër të tjera është shprehur se do të marr pjesë edhe në panelin e të enjtes, si kryetare e Gjakovës dhe përfaqësuese e Kosovës ku në këtë panel do të jenë të pranishëm edhe kryetari i Montreal, Denis Coderre, zëvendëspresident i zonës Metropolitane të Barcelonës, Alfred Bosch si dhe udhëheqës tjerë lokal për të frymëzuar ndryshimet e domosdoshme globale për shoqëri të qëndrueshme. Gjatë kësaj vizite në Kanada, kryetarja Mimoza Kusari-Lila do të qëndroj edhe në Toronto ku do të pritet nga Chad Rogers, Konsulli Nderi i Kosovës për Toronto dhe do të ketë tryezë me ministren e Statutit të Gruas për Provincën e Ontarios, Indira Naidoo-Harris si dhe takim me Richars Koroscill, president i përkohshëm dhe kryeshef i Odës Ekonomike të Tregtisë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …