leoni

Ambasadori Lu: Zgjedhjet në Shqipëri janë festë për demokracinë

Ambasadori Lu: Zgjedhjet në Shqipëri janë festë për demokracinë

Ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, është i pari nga ndërkombëtarët që ka dhënë një deklaratë për zgjedhjet në Shqipëri. Në një postim të ambasadës amerikane në Tiranë, në rrjetet sociale Lu ka theksuar se zgjedhjet janë festë për demokracinë. “Urimet më të mira për shqiptarët sot, teksa ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të votuar. Ne kemi nderin të kemi 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin. USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri. Zgjedhjet janë një festë për demokracinë! Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!”, është shprehur ambasadori Lu.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …