leoni

Ministri Zharku vizitoi punimet në asfaltimin e rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, vizituan punimet në aslfaltimin e rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan.

Gjatë këtij viti parashihet të përfundohen edhe projektet të tjera të rëndësishme për komunën e Lipjanit, si rruga e cila do të lidhë qytetin e Lipjanit me magjistralen Prishtinë – Shkup dhe rikonstruksioni i rrugës në Gadime, si dhe disa projekte të tjera.

Projekti i ndërtimit të rrethrrotullimit në rrugën nacionale Prishtinë – Lipjan është financuar nga Ministria e Infrastrukturës  në vlerë prej 242 mijë e 310 euro.

Kontrolloni gjithashtu

U hap ekspozita personale me veprat e artistes Arbëresha Hasani Ameti

“Midis katrahurës së teksturës dhe zhurmës melodike” titullohet ekspozita personale që u hap mbrëmë në …