Kaçaniku shumë shpejt me stadium modern të futbollit

Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi i shoqëruar nga Drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush Osmani, përcolli nga afër ecurinë e punimeve në stadiumin e ri të qytetit Besnik Begunca që tashmë kanë hyrë në fazën përfundimtare, pasi 80% të punimeve kanë përfunduar.

Kryetari Ilazi tha se tashmë futbollistët dhe dashamirët e sportit në përgjithësi, do të kenë një vend modern për të zhvilluar ndeshje futbollistike dhe njëkohësisht do të kenë më shumë hapësira për të kaluar kohën e tyre të lirë.

Nga ana tjetër Menaxheri i projektit Ilir Koraqi, tha se projekti “Ndërtimi i Stadiumit të qytetit” është projekt dy vjeçar, ndërsa punimet janë duke vazhduar në rregullimin e zhveshtoreve dhe pritet të filloj edhe shtrimi i pjesës së barit në fushë, për të përmbyllur në tërësi projektin në fjalë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …