Kuvendi i Komunës së Kaçanikut me shumicë votash miraton Kornizën Afatmesme Buxhetore

Kuvendi i Komunës së Kaçanikut nën kryesimin e Xhelal Gashit mbajti mbledhjen e VI-të për vitin 2017, ndërsa ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës, Besim Ilazi.

Bahri Selimi,dDrejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, prezantoi para anëtarëve të Kuvendit draft Kornizën Afatmesme Buxhetore Komunale 2018-2020. Ai tha se prioriteti i parë është forcimi i ekonomisë lokale dhe përmirësimi i infrastrukturës publike.Sipas tij,  Drejtori tha se Buxheti i përgjithshëm i planifikuar i Komunës së Kaçanikut për vitin fiskal 2018, i përcaktuar sipas Qarkores Buxhetore nr.2018/01 me kufijtë fillestarë buxhetor është në shumë prej: 7,533,474.00 €. Burimet e financimit të Buxhetit Komunal vijnë nga: Granti i Përgjithshëm 3,061,138.00€, Granti Specifik i Arsimit: 2,867,252.00€, Granti Specifik për Shëndetësi: 910,169.00€ dhe Huamarrja 29,745.00€. Total Financimi Qeveritar – Grantet dhe huamarrja: 6,868,304.00€ apo 90.81 % e përbërjes së buxhetit total dhe të hyrat vetanake që për këtë vit planifikohen të jenë: 694,915.00 € apo 9.19 % e total buxhetit. Nga ana tjetër, Artan Shehu (LDK) kërkoi disa sqarime dhe përmirësime tek drafti i dokumentit KABK, ndërsa Shukri Luta (BDK) shprehu shqetësimin e tij për buxhetin e vogël komunal, ndërsa kërkoi që ky buxhet të menaxhohet mirë. Ky dokument u miratua me shumicë votash në Kuvendin Komunal. Kuvendi poashtu miratoi edhe Propozim Vendimi për shpalljen e interesit publik të Zonave Kadastrale në Soponicë, për ndërtimin e rezervarit për fshatrat: Elezaj, Doganaj, Koxhaj dhe Kaçanik i Vjetër. Drejtori i Shërbimeve Publike Ramadush Osmani tha se ky rezervar do të ndërtohet në fshatin Sopinicë, ndërsa prona është private, por që është marrë aprovimi nga ana e pronarit. Ky rezervuar do të ndërtohet për nevojat e ujit të pijes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …