Në Hamburg të Gjermanisë kanë vazhduar protestat kundër Samitit G20 dhe politikave globaliste

Në Hamburg të Gjermanisë kanë vazhduar protestat kundër Samitit G20 dhe politikave globaliste

Në Hamburg të Gjermanisë kanë vazhduar protestat kundër Samitit G20 dhe politikave globaliste të këtyre vendeve. Një pjesë e protestuesve të dhunshëm, kanë krijuar trazira, të cilat po vazhdojnë që nga dita e djeshme. Policia gjermane, saktëson se për veç dëmeve të shumta materiale, si dëmtim i lokaleve edhe djegie e makinave, janë plagosur së paku 160 policë, kur protestuesit hynë në një stacion metroje. Për të larguar protestuesit e dhunshëm, policia ka shtënë në shenjë paralajmërimi, raporton AFP.  Gjermania dje ka sjellë mbi 20000 policë, por që nuk po arrin të vënë nën kontroll protestuesit, të cilët që gjatë këtij viti janë më të dhunshmit, në protestat e tyre ndaj samitit G-20.

Kontrolloni gjithashtu

26 vjet nga Masakra e Stagovës – Kujtohen 13 civilë të vrarë mizorisht nga forcat serbe

Sot shënohen 26 vjet nga Masakra e Stagovës së Kaçanikut, një nga krimet më të …