Në trazirat e Hamburgut plagosën 160 policë

Në trazirat e Hamburgut plagosën 160 policë

Në Hamburg të Gjermanisë kanë vazhduar protestat kundër Samitit G20. Një pjesë e protestuesve të dhunshëm, kanë krijuar trazira, të cilat po vazhdojnë që nga dita e djeshme. Siç njofton policia gjermane, veç dëmeve të shumta materiale, si dëmtim i lokaleve edhe djegie e makinave, janë plagosur së paku 160 policë, kur protestuesit e dhunshëm hynë në një stacion metroje. Policia për të larguar protestuesit e dhunshëm, ka shtënë në shenjë paralajmërimi, raporton AFP. Gjermania dje ka sjellë mbi 20000 policë, por që nuk po arrin të vënë nën kontroll protestuesit e dhunshëm, të cilët që gjatë këtij viti janë më të dhunshmit, në protestat e tyre ndaj samitit G20, transmeton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …