Policia e Kosovës apelon për kujdes në rrugë, pasi që humbja e jetëve në aksidente mbetet shqetësuese

Policia e Kosovës apelon për kujdes në rrugë, pasi që humbja e jetëve në aksidente mbetet shqetësuese

Referuar statistikave të Policisë së Kosovës lidhur me numrin e aksidenteve në trafikun rrugor, megjithëse vërehet një rënie e numrit të aksidenteve me dëme materiale, numri i aksidenteve me lëndime trupore dhe atyre me fatalitet ka shënuar rritje krahasuar me periudhën gjashtëmujore të vitit të kaluar (2016). Policia e Kosovës në vazhdimësi po përpiqet përmes aktiviteteve parandaluese dhe masave aktive policore të ndikoj në vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik për një siguri më të madhe në trafik, megjithatë numri i jetëve të humbura në aksidente trafiku nëpër rrugët tona mbetet shqetësim dhe brengë serioze. “Duke ditur se posaçërisht gjatë këtyre muajve të sezonit veror kemi fluks më të madh të automjeteve, gjithashtu edhe qarkullimi i njerëzve është me i dendur apelojmë tek te gjithë pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jene vigjilent dhe të respektojnë rregullat që dalin nga ligji i trafikut; t’i përmbahen shpejtësisë se përcaktuar me shenjat e trafikut, t’i shmangen ngasjes kur janë të lodhur/përgjumur,  të mos drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe mos të përdorin telefonat gjatë ngasjes se automjeteve sepse me veprime të tilla jo të sigurta po kontribuojnë në shtimin e aksidenteve dhe humbjen e jetëve njerëzore”, thuhet në apelin e Polciisë. Megjithëse Policia nuk  ka për qëllim kryesor masat ndëshkuese (dënimet) në trafik, është e vendosur që përveç aktiviteteve vetëdijësuese, fushatave dhe apeleve të vazhdueshme do të ndërmerr edhe veprime të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre pjesëmarrësve/shoferëve që rrezikojnë jetët e njerëzve dhe krijojnë pasiguri nëpër rrugët e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Deputeti, Hisen Berisha, kërkon ndërprerjen e mandatit të Kryeministrit Kurti për shqetësimin e ekzistencës së Kosovës

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka bërë thirrje për ndërprerjen e mandatit të kryeministrit Albin …