KEC hap projektin për rritjen e aftësive lexuese tek fëmijët e klasave të para

Qendra për Arsim e Kosovës hap projektin për rritjen e aftësive lexuese tek fëmijët e klasave të para

Qendra për Arsim e Kosovës, mban sot konferencë, me rastin e hapjes së projektit që ka për qëllim rritjen e aftësive lexuese tek fëmijët e klasave të para. Për të arritur këtë do të pajisen 800 shkolla më 3700 sete librash atraktive, nga të cilat do të përfitojnë 48000 fëmijë në Kosovë dhe Maqedoni. Donator i projektit është Fondacionin MoneyGram. Kjo iniciativë mbështetet edhe nga Majlinda Kelmendi, ambasadore e MoneyGram, e cila do të takojë fëmijët dhe do t’iu tregojë për rëndësinë e edukimit dhe gjithashtu do të u japë mësime të xhudos.

Kontrolloni gjithashtu

Përparim Rama: Në Hagë nuk po gjykohen vetëm katër burra, por edhe shtetësia e Kosovës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare …