Shënohet Dita e Teqes Bektashiane të Gjakovës

Të premtën më 14 korrik 2017, shënohet Dita e Teqes Bektashiane të Gjakovës

Data korrespondon me përvjetorin e dhjetë të përurimit të objektit të ri të teqes (2007) që u rindërtua pasi objekti i vjetër ishte cak i djegieve e shkatërrimeve të pushtuesit serb më 1999. Ngjarja zhvillohet më 14.07.2017 me fillim në orën 11:00 në ambientet e Hotel Pashtrikut në qendër të Gjakovës. Pjesëmarrës do të jetë Shenjtëria e Tij, Kryegjyshi botëror bektashi, Dedebaba Mondi dhe drejtues të besimeve të ndryshme fetare nga Kosova e Shqipëria.

Axhenda:

Ora 11:00 – 12:00 – Përshëndetje nga Haxhi Dede Edmond Brahimaj, përfaqësuesit e komuniteteve fetare të Kosovës si dhe nga Baba Mumin Lama.

Ora 12:00 – 13:00 – Kumtesa mbi rolin historik të Teqesë së Gjakovës dhe kontributin e Baba Qazim Bakallit.

Kontrolloni gjithashtu

Koalicioni për Familjen konfirmoi mbështetjen në rritje, duke u shndërruar në njërën nga befasitë kryesore të zgjedhjeve të 9 shkurtit

Në një tubim të mbushur me entuziazëm në Prizren, Koalicioni për Familjen konfirmoi mbështetjen e …