Në Gjakovë mbahet tryeza “Dy dekada ankth e pritje – zbardhja e fatit të pagjeturve, peng i bisedimeve Kosovë-Serbi”

Shoqatat e Kosovës për të zhdukurit kundërshtojnë shoqatën miste shqiptare-serbe

Pesë shoqata të Kosovës që merren me gjetjen  e të zhdukurve jo vetëm të familjarëve të vetë gjatë luftës së fundit në Kosovë, përmes një njoftimi për opinion, kanë reaguar sërish ndaj një organizmi të ngjashëm që është krijuar kohë më parë në krye të të cilit është një shqiptar e një serb.  Shoqatat këtë organizëm e kanë quajtur instrumentalizim nga politika ditore dhe kanë kërkuar që të mos politizohen dhe as të mos përdoren për qëllime politike të pagjeturit. Bajram Qerkini dhe ata të cilët qëndrojnë pas tij, për familjet e dëmtuara nga lufta, do të duhej të shërbenin si model angazhimi në sjelljen e drejtësisë për të vrarët dhe familjet e tyre, e jo siç janë bërë e kundërta e saj. Lojërat e tilla, sikurse kjo me shoqatë të përbashkët serbo-shqiptare, të cilat fyejnë dhe lëndojnë viktimat dhe familjet e tyre, natyrisht që janë të gjykuara të dështojnë, mirëpo akterët e këtyre lojërave do të mbesin në kujtesë si persona, të cilët jo rrallë herë vepruan në kundërshtim me vullnetin tonë dhe jo rrallë herë na torturuan shpirtërisht përmes lojërave të tilla të ulëta” thuhet mes tjerash në reagimin e pesë shoqatave.

Reagimi i plotë:

Opinioni në Kosovë, muajve të fundit është përballur me disa iniciativa, të cilat më shumë ngjasojnë në eksperimente që krijojnë huti e revoltë, se sa që i shërbejnë zgjidhjes së ndonjë problemi. Muaj më parë, presidenti Thaçi në emër të të tjerëve, padrejtësisht themeloi të ashtuquajturin Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtimin !!! Gjatë themelimit të atij komisioni, as që mori mendimin e atyre që u kërkohej të pajtoheshin, por për motive të njohura vetëm për të, mjaftoi duke e ftuar vetëm një person, Bajram Qerkinin dhe një pjesë të shoqërisë së instrumentalizuar civile, të cilët nuk kishin asgjë të përbashkët me karakterin e këtij komisioni. Që Hashim Thaçi bën lloj lloj eksperimentesh në dëm të të tjerëve, kjo nuk ishte ndonjë gjë e re, por që ka familjar sikurse Bajram Qerkini, që i pranojnë këto eksperimente dhe bëhen pjesë e këtyre veprimeve të ulëta, kjo ka qenë skandaloze për ne! Ne, me atë rast kemi shprehur kundërshtimin tonë, duke ofruar njëkohësisht argumentet tona kundër formimit të një komisioni të tillë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ditë më parë opinioni u njoftua edhe me një sihariq, themelimin e shoqatës së re “Qendra Burimore për Persona të Zhdukur”, nga Bajram Qerkini dhe Milorad Trifunoviq. Pra Bajram Qerkini, kishte marrë përsipër të realizojë me serbët nje version te ri të “Bashkim Vëllazërimit ” dhe këtë përpiqet ta realizojë përmes një çështjeje shumë të ndjeshme, sikurse është çështja e personave të zhdukur!

Me qëllim informimi sa më objektiv, informojmë opinionin se ne shoqatat e poshtëshënuara jemi kundër këtij komisioni respektivisht kundër shoqatave të përziera me serbë. Bajram Qerkini dhe ata të cilët qëndrojnë pas tij, nuk kanë mbështetjen tonë dhe nuk përfaqësojnë çështjen për të cilën ne angazhohemi. Të tillët mund të flasin vetëm në emër të familjeve të tyre, natyrisht nëse e kanë lejen e tyre por kurrsesi në emër të familjeve të të zhdukurve, që ne përfaqësojmë.

Për ne është jashtë mase fyese dhe provokuese të veprosh e bashkëpunosh me ata, të cilët deshën të zhdukin një popull të tërë nga faqja e dheut.

ashtuquajturit flamurtar të pajtimit e bashkëpunimit me serbë, në radhë të parë do të duhej të ishin flamurtar të bashkëpunimit me shqiptarë, e jo të jenë e kundërta e saj. Soji i Milorad Trifunoviqit me shokë, bëri që Kosova të ketë me dhjetëra mijëra shqiptarë të vrarë, të zhdukur, të plagosur e të dhunuar.

Bajram Qerkini dhe ata të cilët qëndrojnë pas tij, për familjet e dëmtuara nga lufta, do të duhej të shërbenin si model angazhimi në sjelljen e drejtësisë për të vrarët dhe familjet e tyre, e jo siç janë bërë e kundërta e saj. Lojërat e tilla, sikurse kjo me shoqatë të përbashkët serbo-shqiptare, të cilat fyejnë dhe lëndojnë viktimat dhe familjet e tyre, natyrisht që janë të gjykuara të dështojnë, mirëpo akterët e këtyre lojërave do të mbesin në kujtesë si persona, të cilët jo rrallë herë vepruan në kundërshtim me vullnetin tonë dhe jo rrallë herë na torturuan shpirtërisht përmes lojërave të tilla të ulëta”.

Këtë njoftim e kanë nënshkruar këta përfaqësues shoqatash:

Shoqata “Thirrjet e Nënave”- Gjakovë, Nesrete Kumnova

Shoqata “ 26 Marsi 1999”- Krushë e Vogël, Agron Limani

Shoqata “Shpresimi” – Suharekë, Halit Berisha

Shoqata ‘Rrezja e Shpresës” – Ferizaj, Ramadan Asllani

Shoqata “Shpresa dhe Kujtimi”-Fushë Kosovë, Ahmet Grajqevci

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …