Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Ramush Haradinaj thotë se javën e ardhshme pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Javën e ardhshme pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, ka thënë kandidati për kryeministër i koalicionit PAN, Ramush Haradinaj, pas takimit që ka pasur me kryetarin e vendit, Hashim Thaçi. Besoj shumë shpejt, pra menjëherë, javën që vjen, sepse nuk kemi shumë kohë. Janë ato procedurat e sekretariatit të Kuvendit që duhet t’i kryejë, t’ i regjistrojë  deputetët. Haradinajt, thotë se  nuk ka pasur dakordim për një datë. Pas takimit, kryetari, Hashim Thaçi nuk është deklaruar për rezultatet e takimit. Në takim ka marrë pjesë edhe deputeti dhe nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …