Brickos

Rama: Duam që anëtarët e qeverisë të paraqiten në interpelancë edhe me njerëzit e zakonshëm!

Rama: Duam që anëtarët e qeverisë të paraqiten në interpelancë edhe me njerëzit e zakonshëm!

Kryeministri Edi Rama, në një dëgjesë me banorët e Librazhdit, deklaroi se takimet që po bën në mbarë vendin nuk janë “fushatë post-zgjedhore për të krijuar idenë se jemi afër popullit, por një përpjekje për një formë të re qeverisjeje”. “Duam që të jetë një qeveri koalicioni me njerëzit e zakonshëm dhe këtë duam ta ndërtojmë përmes një mekanizmi që na e mundëson teknologjia e informacionit. Të gjithë të jenë anëtarë. Platforma që po ndërtojmë do të jetë një hapësirë për të gjithë ata që duan të jenë në koalicion”, tha Rama.“Duam të bëjmë që anëtarët e qeverisë të paraqiten në interpelancë edhe me njerëzit e zakonshëm. Mandatin duam që të luftojmë bashkë me njerëzit ato gjëra që i kanë nxirë jetën popullit”, shtoi kryeministri.

Kontrolloni gjithashtu

Hikmete Bajrami

Bajrami: Gjatë qeverisjes së Qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se gjatë udhëheqjes …