Përfaqësuesit e të tria subjekteve të koalicionit LDK-AKR-Alternativa janë shprehur kategorikisht të bindur se nuk ka asnjë deputet nga ta që do të bashkëpunojë me PAN-in. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se nuk s’ka asnjë mundësi që ndonjë deputet i LDK-së të dalë nga Grupi Parlamentar dhe të votojë në dobi të PAN-it. “Nuk ka mundësi të ndodhë ajo që dikush prej 29 deputetëve të koalicionit të LDK-së të dalë nga Grupi Parlamentar”, ka deklaruar ai për “Zërin”. Edhe deputeti i AKR-së, Korab Sejdiu, ka bërë të ditur se asnjë deputet i koalicionit LAA nuk do ta mbështesë kandidaturën e të nominuarit për kryeministër nga PAN-i, Ramush Haradinaj. “Sipas njoftimeve më të fundit që i kemi, nuk ka asnjë deputet prej koalicionit tonë që ua përmbushë numrat, e ata që thonë i kanë numrat, le të tregojnë se në çfarë mënyre i kanë bërë ata numra”, ka thënë ai. Kurse, deklaratat e përfaqësuesve të koalicionit më të madh, se nëse dështon PAN-i vendi duhet të shkojë në zgjedhje, ai i ka cilësuar si absurde. “Interpretim absurd. Nëse PAN-i nuk mundet ta formojë Qeverinë, atëherë mandati duhet t’i jepet subjektit të dytë për të tentuar ta formojë Qeverinë”, ka nënvizuar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Aleksader Vuçiq, gjatë takimit me Milorad Dodikun, ka biseduar edhe rreth rezolutës për Srebrenicën
Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë takimit me kryetarin e Republikës Sëerbe, Milorad Dodik, ka …