Filloi asfaltimi i rrugës regjionale Stupë-Zajm

Punimet në asfaltimin e rrugës regjionale Stupë-Zajm i Klinës, e cila lidh fshatrat e Komunës së Klinës, me ato të Pejës, nga afër i ka përcjellë kryetari i Komunës së Klinës,  Sokol Bashota i cili tha se ky është njëri ndër projektet më kapital në infrastrukturën rrugore ngase qytetarët e Klinës e sidomos ata të Lugut të Drinit do të kenë shumë më të lehtë që të lidhen me Pejën dhe magjistralen Prishtinë-Pejë. Faza e parë përfshinë asfaltimin e rreth 1.3 km që ka nisur në fshatin Stupë dhe lidhet me rrugën e fshatrave të Pejës ndërkohë që është duke u punuar edhe në përgatitjen e terrenit ( hapjen e rrugës) në drejtim të fshatit Budisalc. Kjo rrugë, mbi 14 km lidhë fshatrat, Stupë, Budisalc, Nagllavë, Krushevë e Madhe, Zllakuqan, Jagodë, Videjë, Paskalicë dhe Zajm, me rrugën magjistrale Pejë-Prishtinë. I gjithë projekti do të kushtoi mbi 2 milion euro dhe bëhet në bashkëfinancim të Komunës së Klinës dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …