Komuna e Malishevës dhe qytetarët ndihmojnë familjet skamnore për ndërtim të shtëpive

Komuna e Malishevës, në kuadër të investimeve në rritjen e mirëqenies sociale dhe krijimin e kushteve më të mira për jetë, edhe këtë vit ka ndarë një shumë të konsiderueshme të mjeteve për ndërtimin e shtëpive, për familjet të cilat e kanë problem strehimin. Kësaj ndihme i janë përgjigjur edhe qytetarët, pasi këto ditë, tre qytetarë nga Komuna e Malishevës, kanë dhënë donacion për ndërtimin e shtëpisë për familjen e Tefik Begajt nga Banja. Këta donator, kanë dhënë donacion prej tre mijë euro (nga një mijë euro secili), ndërsa më herët edhe komuna kishte ndarë një shumë prej mbi dy mijë euro dhe me këto mjete, kjo familje e cila jeton në kushte të rënda ekonomike, do të ndërtoj shtëpinë dhe përfundimisht do ta zgjidh problemin e strehimit. Përndryshe, Komuna e Malishevës, përkatësisht Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, sikur viteve tjera, edhe këtë vit ka marrë vendim për ndarjen e 90 mijë eurove, për ndërtimin e pesë shtëpive dhe për pesë shtëpi tjera ndërtimin e kulmeve.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …