Panairi veror ,,Deçani 2017’’ mbyllet më sukses pjesëmarrësit e vlerësojnë lartë organizimin

Është viti i katërt i Panairit veror ,,Deçani 2017’’ i cili mbahet në kuadër të shënimit të ditëve të diasporës nën moton ,,Edhe ti je pjesë e Atdheut’’. Ky panair tashmë tradicional i cili organizohet në kuadër të aktiviteteve të shumta në shënim të ditëve të diasporës dhe ka për qëllim promovimin e bizneseve vendore, turizmit dhe produkteve tradicionale jo vetëm të Komunës së Deçanit por edhe të komunave tjera. Në panair kanë marrë  pjesë Komuna e Deçanit, Komuna e Ulqinit, Komuna e Plaves e Gucis, Komuna e Junikut, Bizneset vendore- Lagjeja Babanaj, Agjensioni për Financim në Kosovë, Bota Shqiptare, Artizanate të Vjetra nga Zahaqi, Mjedra Vendore nga Lluka e Epërme, Mjaltë vendore nga tre prodhuese, Mjalta Aldi nga Prilepi, Shoqata e gruas “Progresi”, Nënat e Krushës dhe Stone Castel nga Rahoveci.

Panairi dy ditor i cili  u mbyll ishte mundësi e mirë e bizneseve që ti prezantojnë produktet e tyre, por edhe të krijojnë mundësi të sigurimit të tregut në të ardhmen, për produktet e prezantuara këtu.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …