Rendimentet e grurit në Malishevë, u sollën rreth 4200 kg për një hektar

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, ku drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punën e tyre gjatë javës së kaluar, si dhe për planifikimet e tyre, për javën në vijim. Në këtë mbledhje, u tha se rendimentet e grurit në territorin e Komunës së Malishevës, kanë qenë rreth 4200 kilogram, për një hektar. Përndryshe në mbledhje, u tha se situata me ujë për pije është e rënduar në disa vendbanime, për shkak të thatësisë së madhe që po mbretëron dhe temperaturave tejet të larta gjatë korrikut. Këtyre ditëve është rritur numri i personave të cilët kanë nevojë për nxjerrjen e dokumenteve të ndryshme, sidomos mërgimtarët, dhe për këtë qëllim janë marrë të gjitha masat për ofrimin e këtyre shërbimeve për të gjithë qytetarët dhe deri me tani nuk ka vonesa në kryerjen e shërbimeve dhe të gjitha këto shërbime, kryhen brenda orarit të punës. Java në vazhdim do të jetë e pasur edhe me aktivitete të ndryshme, e në mesin e tyre edhe garat memoriale te notit, “Esmir Shala”, e cila do të mbahet të premten më 28 korrik, në Banjë. Po ashtu u bë e ditur se janë duke u bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e festivalit “Oda e Llapushës, që do të mbahet më 1 dhe 2 gusht.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …