leoni

KPF-ja i përcjell kuvendit për miratim raportin gjashtëmujor financiar për periudhën Janar-Qershor 2017

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Kaçanikut ka mbajtur mbledhjen e shtatë për vitin 2017, të cilën mbledhje e udhëhoqi kryesuesi i Kuvendit Komunal Xhelal Gashi. Bahri Selimi- Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim Ekonomik, shpalosi para anëtarëve të KPF-së raportin gjashtëmujor financiar për periudhën Janar-Qershor 2017. Sipas drejtorit Selimi, Raporti i Buxhetit Komunal për periudhën Janar – Qershor 2017 ka për qëllim të informimit objektiv lidhur me ecurinë dhe treguesit relevant rreth përmbushjes së planit të grumbullimit të mjeteve sipas burimeve, përmbushjes së obligimeve të planifikuara sipas plan programeve, dinamikën e mjeteve të shpenzuara dhe atë sipas natyrës së shpenzimeve dhe kategorive të përcaktuara buxhetore, rrjedhën e parasë si dhe treguesit tjerë që kanë ndikuar në rezultatet e përgjithshme për këtë periudhë. “Buxheti i miratuar për Komunën e Kaçanikut për vitin 2017 është në shumën prej: 7,039,281.00 €. Shumës së buxhetit të miratuar – fillestar i janë shtuar mjetet e pashpenzuara nga viti 2016 dhe të bartura në vitin 2017 ne shumë prej: 141,463.03€ dhe Participimet dhe donacionet në shumë prej: 55,275.84 €, Gjithsej shuma e buxhetit aktual është në shumë prej: 7,236,019.84€” tha drejtori Selimi ndërsa shtoi se dinamika e shpenzimeve për këtë periudhë është realizuar me 41.25 % në raport me Buxhetin e Planifikuar apo shuma prej 2,903,872.61. Lidhur me raportin financiar diskutuan edhe anëtarët e KPF-së. Fillimisht Selim Reka (LDK) shprehu shqetësimin e tij lidhur me realizimin e buxhetit në shkallën prej 41.25 %, ndërsa kërkoi më shumë sqarime tek disa shpenzime. Nga ana tjetër Sabedin Vishi (PDK) tha se janë shumë projekte kapitale në teren që janë duke u realizuar, por që nuk janë përfshirë në periudhën raportuese financiare. Drejtori Selimi po ashtu foli edhe për Propozim Vendimin për Transferimin/ Rialokimin e mjeteve të projekteve kapitale brenda të njëjtit nën program buxhetor, ku në këtë është përfshirë projekti “Ndërtimi i urës për këmbësor mbi Lumin lepenc tek Lagjja Dallosh faza e dytë. Raif Kasa (VV) dhe Sabedin Vishi (PDK) e vlerësuan këtë projekt si urgjent për t’u implementuar pasi që është më se i nevojshëm për banorët e kësaj ane, e sidomos për nxënësit që vijojnë mësimet në Shkollën Fillore. Anëtarët e KPF-së po ashtu i përcollën Kuvendit për miratim edhe Propozim Vendimin për lejimin e ndërrimit të destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore të Parcelës kadastrale Nr. P-70917048-00145-0, Zona Kadastrale Kaçanik, të Shaban Muhaxheri nga Kaçaniku- Për ndërtimin e Qendrës rekreative sportive dhe hotelerie.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …