Vazhdojnë polemikat e “replikat”mes ministrit Stavileci dhe kryetarit të Prishtinës Shpend Ahmeti

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Blerand Stavileci: Brenda dy jave dihen kandidatët e PDK-së për kryetarë të komunave

Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se ky subjekt politik po pret propozimet nga degët dhe brenda dy javëve do të bëjnë publike emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe asamblistët për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 22 tetor. “Kemi bërë një afat kohorë të propozimeve të cilat do të vijnë nga degët dhe për të gjithë besoj brenda dy javëve të ardhshme do të jetë e ditur se kush do të jenë këta emra. Jo vetëm në Prishtinë por në cilëndo komunë të Kosovës. Pra PDK-ja do të hyjë e mobilizuar në këto zgjedhje. Është e rëndësishme si edhe në të kaluarën ta ruajmë frymën e unitetit që e kemi pasur gjithmonë si subjekti më i fuqishëm në Kosovë që ka fituar shtatë palë zgjedhje, dhe për neve kjo do të jetë pikënisja dhe përsëri fitorja do të jetë stacioni terminal i rrugëtimit të PDK-së edhe në zgjedhjet lokale”, ka thënë Stavileci. Sipas tij, kandidatët për kryetarë të komunave si dhe në listën e kandidatëve për asamblistëve do të ketë risi të shumta, si pjesë e PDK-së. Të shtunën anëtarët e Këshillit Drejtues të PDK-së ritheksuan bindjen e tyre të plotë për fitore në zgjedhjet lokale, duke ofruar programin në pajtim me nevojat e qytetarëve, kandidatët më të mirë për Kuvende Komunale dhe kandidatët më përfaqësues të PDK-së dhe vizionit të saj për udhëheqjen komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Qeveria Kurti për tri vite qeverisje ka bërë harrnim të projekteve të pa përfunduara të qeverive te kaluara

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se Qeveria e udhëhequr nga kryeministri Albin …