Me 89 vota pro deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për ndryshimin e përkohshëm të rregullave fiskale

Koalicioni PAN synon që të njëjtën ditë të votohet kryekuvendari dhe Qeveria

Koalicioni PDK-AAK-Nisma synon që të njëjtën ditë të nxjerrë në votim kandidatin për kryetar të Kuvendit dhe të nominuarin për kryeministër. Megjithëse nuk është zyrtarizuar ende, kandidati i vetëm për kryeparlamentar do të jetë Kadri Veseli, ndërkaq Ramush Haradinaj është i mandatuar për postin e kryeministrit. As Veseli e as Haradinaj nuk do ta kenë përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ë Lidhjes Demokratike të Kosovës me partnerët e koalicionit. Për zgjedhjen e tyre nevojitet shumica e thjeshtë prej 61 votave, të cilat koalicioni PAN deri më tani nuk e ka dëshmuar se i ka. Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është hapi i parë i domosdoshëm për vazhdimin e procedurës për formimin e Qeverisë. Koalicioni PAN nuk ka treguar në sa vota llogarit t’i ketë jashtë koalicionit dhe komuniteteve pakicë.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …