Nesër në sallën e Kuvendit të Kosovës deputetët serbë do të jenë të pranishëm në seancën konstitutive të Kuvendit. Lista Serbe tashmë ka bërë të ditur se hapat e vet politikë do t’i ndërmarrë në harmoni me Beogradin, ka thënë deputeti serb nga kjo listë Igor Simiq. Ai ka thekuar se përfaqësuesit e popullit serb nuk mund të zgjedhin se kush do t’i përfaqësojë shqiptarët në institucione ashtu siç nuk munden shqiptarët t’i zgjedhin përfaqësuesit e serbëve. Ajo që e presim është konfirmimi i mandateve e për hapat e mëtejmë do të deklarohemi kur të dihet emri i mandatarit ka saktësuar, Simiq.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
