BIK

BIK: Persona të panjohur kanë vandalizuar mbishkrimet e Agjencisë “TIKA” në muret e dy xhamive në Prishtinë

Përmes një deklarate për medie Bashkësia Islame Kosovës ka njoftuar se mbrëmë, persona të panjohur kanë atakuar e vandalizuar mbishkrimet e Agjencisë “TIKA” që janë të vendosura në muret dhe hapësirat e Xhamisë së Madhe dhe xhamisë Jashar Pasha në Prishtinë.  Deklarata e nënshkruar nga Ramadan Shkodra, në vazhdim thotë se cenimi në çfarë do formë i objekteve fetare është akt i shëmtuar e i papranueshëm, ndërsa atakimi dhe përdhosja e emrit të Agjencisë TIKA e cila ka restauruar këto dy xhami monumentale të mbrojtura me ligj, përveç që është akt qyqar e veprim i ulët, për më tepër si i tillë është veprim i dëmshëm sepse nxit urrejtje, mos durim ndaj popullit mik turk, përkrahja e mbështetja e të cilit nuk ka munguar për asnjë çast.

Kontrolloni gjithashtu

Shqipëria projekton buxhetin 10.15 miliardë euro për vitin 2027

Shqipëria parashikon një buxhet prej rreth 10.15 miliardë eurosh për vitin 2027, ndërsa Qeveria e …