Brickos

Plenkoviq: Ushtria Atdhetare e Kroacisë me operacionin "Stuhia" parandaloi krimet masive sikur ato që kryen serbët në Srebrenicë

Plenkoviq: Ushtria Atdhetare e Kroacisë me operacionin “Stuhia” parandaloi krimet masive sikur ato që kryen serbët në Srebrenicë

Kryeministri  i Kroacisë, Andrej Plenkoviq ka  deklaruar se operacioni i Ushtrisë Atdhetare të Kroacisë i quajtur, “Stuhia”, në vitin 1995 kundër forcave serbe kishte shënuar  një kthesë të fortë lidhur me marrëdhëniet me Bosnjën e Hercegovinën. Ai operacion ka parandaluar krimet masive si ato që kishin kryer serbët  në Srebrenicë dhe falë atij aksioni vendimtar u thirr edhe Marrëveshja e Dejtonit. Këto komente ai i bëri me rastin e vënies së kurorës në varrezat “Mirogoj” të Zabrebit.  Kundër këtyre deklaratave ka reaguar ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili thotë se gjatë aksionit ishin përzënë 250.000 serbë dhe disa qindra ishin vrarë, ndërsa deklaratat e kryeministri Plenkoviq i konsideron histeri antiserbe, që nuk i kontribuon marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama

Edi Rama: Rilindëm Shqipërinë e rrënuar nga ata që tani klithin e bërtasin të shfrenuar në foltore e në ekranet televizive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij të mbajtur  në  mbledhjen e Grupit …