Sot fillon kampi ndërkombëtar me 40 të rinj nga Kosova, rajoni, Evropa dhe Amerika në Qendrën Rekreative të Gërmisë

Sot fillon kampi ndërkombëtar me 40 të rinj nga Kosova, rajoni, Evropa dhe Amerika në Qendrën Rekreative të Gërmisë

Organizata Kosovare për Talent dhe Arsim, bën të ditur se sot fillon kampi ndërkombëtar me 40 të rinj nga Kosova, rajoni, Europa dhe Amerika veriore të cilët për një javë do të jenë të vendosur në Qendrën Rekreative të Gërmisë dhe përmes aktiviteteve të ndryshme socializuese, argëtuese dhe edukuese do të zhvillojnë shkathtësitë e tyre të komunikimit, punës në grup dhe po ashtu do të njihen me bukuritë natyrore dhe kulturore të Kosovës. Ky kamp organizohet nga organizata kosovare për talent dhe arsim – TOKA dhe ka për qëllim të promovojë Kosovën dhe të thellojë miqësitë mes të rinjve të Kosovës dhe gjithë vendeve tjera të botës, njëkohësisht shërben si një ngjarje përmes së cilës po ndërtohen marrëdhënie të reja miqësie mes dy shteteve simotra, atë të Kosovës dhe Iowas të Amerikës.

Më saktësisht, të rinjtë e komunës së Gjakovës dhe Pejës do të takohen për herë të parë me bashkëmoshatarët e tyre nga komunat simotra, ato të Johnston dhe Fort Dodge të shtetit të Iowas në Amerikë. Pjesëmarrësit e kampit janë nga Kosova, Maqedonia, Rumania, Finlanda, Kanada dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kampi do të zgjasë një javë dhe përfundon me datën 12 gusht 2017. Për informata shtesë mund të kontaktoni drejtoreshën ekzekutive të organizatës TOKA, znj. Jehona Gjurgjeala

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …