Deçani nderon Dëshmoret e Kombit

Të Premten më 11.08.2017 nga ora 10:00 në Kompleksin Memorial në Gllogjan mbahen homazhe për Dëshmorët e Kombit: Orhan Halilaj, Enver Halilaj, Arton Hasanaj, Naim Nimanaj, Halil Sejfijaj dhe Arben Ahmetaj, ndërsa në ora 10:30 në Irzniq mbahen homazhe për Dëshmorët dhe martiret e këtij fshati.

Gjithashtu në ora 13:00 në Sallën e Asamblesë Komunale në Deçan shfaqet Dokumentari për Dëshmorin e Kombit Maxhun Malë Çeku. Këshilli organizativ i fton qytetarët e komunës së Deçanit që ti nderojnë dëshmorët me pjesëmarrjen e tyre në këto aktivitete.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …