Nënkryetari Nura ka takuar drejtorët e shkollave të Skenderajt

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura bashkë me drejtorin e DKA-së Bekim Latifi kanë mbajtur takim me të gjithë drejtorët e shkollave të Skenderajt.

Nënkryetari Nura ka kërkua angazhim maksimal të drejtorëve në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, duke inkurajuar përkushtimin në rritjen e cilësisë së edukimit në shkollat e Skenderajt. Ai ka theksuar se ngritja e cilësisë në arsim vazhdon të jetë prioritet i Komunës së Skenderajt, pasi shkollarët janë e ardhmja e vendit dhe edukimi i mirëfilltë i tyre garanton te ardhme të sigurt.

Në këtë takim janë diskutua edhe përgatitjet teknike që po bëjnë shkollat për fillimin e vitit të ri shkollor.

Kontrolloni gjithashtu

Në Llukë të Epërme u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të Kuvendit të Pajtimit të Gjaqeve

Sot në fshatin Llukë e Epërme të Deçanit u mbajt manifestimi përkujtimor kushtuar 35-vjetorit të …