Kryeministri Haradinaj: Do ta respektojmë Kuvendin por kjo seanca e sotme nuk meriton respekt

Ramush Haradinaj: Askush nuk ka të drejtë ta ofendojë UÇK-në, meqë falë luftës së saj është arritur liria

Në një intervistë për TV-Dukagjini, ish Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, Ramush Haradinaj ka folur lidhur me sulmet e fyerjet që po iu bëhen  pjesëtarëve të UÇK-së. Ushtarët e UÇK-së kanë qenë qytetarë të vendit, para se të bëheshin ushtarë. Njerëz të zakonshëm, me punë të zakonshme, jetë të zakonshme. Një vit luftë i ka stër-traumatizuar. Popujt i stërvitin me vite të tëra ushtarët dhe pas 6 muajve luftë i kthejnë te psikologu dhe i detyrojnë të japim intervista për të parë se a janë në gjendje me vazhdojnë jetën e zakonshme, ka thënë Haradinaj. “Mua më vjen keq që Kosova nuk ka qenë shtet më funksional për t’ iu gjetur ushtarëve  punë, dhe për të mos i lënë sikur kanë mbetur aktualisht. Sa për Krimet e pas luftës, ato duhet t i dijë gjykata, unë nuk e di që kanë bërë krime ushtarët pas luftës. Ndonjë gabim, ndonjë rast i veçuar edhe mundet me ndodhë, ka thënë mes tjerash, Ramush Haradinaj,  kryetari i AAK-së, i emëruar për kryeministër të Kosovës nga koalicionin PDK-AAK-NISMA.

Kontrolloni gjithashtu

Gerald Knaus: Nëse Gjermania, Franca e BE-ja nuk zgjohen, do të ketë luftëra të reja në Ballkan dhe një dështim fatal të BE-së

Gerald Knaus: Gjermania e Franca do ta bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës për shkak të Asociacionit

Gjermania dhe Franca janë dy prej shteteve që po përgatiten të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës …