leoni

Kuvendi i Kosovës

OJQ “PolitiFakte” ka organizuar peticion për të mos paguar deputetët deri sa të krijohen institucionet e reja

Organizata Jo Qeveritare “PolitiFakte” ka organizuar peticion për të mos paguar deputetët deri sa të krijohen institucionet e reja. Përmes këtij peticioni kërkohet nga administrata e Kuvendit dhe Ministria e Financave që të mos bëjë pagesën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës deri sa të mos jenë themeluar institucionet relevante. “Në Kosovë, qytetarët jetojnë në kushte të rënda sociale, ekonomike dhe në izolim. Me zgjedhjen e tyre si deputet, secili prej tyre ka marrë obligime që i takojnë një deputeti me Kushtetutë dhe ligje. Duke qenë se ata po dështojnë të kryejnë obligimet e tyre prej deputetëve atëherë më e pakta që mund të presim është që ata të mos paguhen për punën që po dështojnë ta kryejnë”, thuhet në mes tjerash në mes tjerash në peticion.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Kurti dhe Vetëvendosje do të deklasohen në zgjedhjet e reja

Ish-zëvendëskryeministri dhe zyrtari i lartë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka deklaruar …