Ministri i Arsimit, i siguron të gjithë prindërit së në këtë vit nuk do të ketë grevë të mësimdhënësve

Ministri i Arsimit, i siguron të gjithë prindërit së në këtë vit nuk do të ketë grevë të mësimdhënësve

Ministri në detyrë i Arsimit, i Shkencës dhe i Teknologjisë, Arsim Bajrami, i ka siguruar nxënësit dhe prindërit se këtë vit nuk do të ketë grevë të mësimdhënësve. Ai ka thënë për “Epoka e re” se MASHT do të punojë ngushtë me mësimdhënësit dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës që të mos ndodhë asnjë grevë. Bajrami ka treguar se me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, 2017/2018, do të fillojë edhe zbatimi i plan-programit të ri, i cili, sipas tij, do ta ndërrojë qasjen në shkolla, duke ndërtuar një sistem arsimor cilësor. Ministri Bajrami ka thënë se kryeministri i ardhshëm duhet ta ketë arsimin prioritet numër një të qeverisjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …