Thaçi: Mësuesit tanë në ditët më të rënda por janë bërë edhe heronj e dëshmorë, për lirinë dhe pavarësinë tonë

Kryetari Thaçi uron nxënësit dhe mësuesit me rastin fillimit të vitit të ri shkollor

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi gjatë ditë së diele i ka uruar nxënësit, mësuesit dhe prindërit për fillimin e vitit shkollor 2017/ 2018. Thaçi ka thënë se është obligim i të gjithëve që nxënësit të bëhen pjesë e konkurrencës së dijes brenda dhe jashtë Kosovës. gjithashtu ai shpreson shumë së në këtë vit nuk do të mungojnë të arriturat me të cilat do të krenohet vendi.

“Nesër (e hënë), në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018. Për shumë nxënës, nesër fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre, të familjes, por edhe të shtetit të Kosovës. Arsimi dhe aftësimi profesional asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa sot. Prandaj, është obligim i të gjithëve: shtetit, shkollave, mësimdhënësve, prindërve që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës së dijes, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe pjesë e mobilitetit social në Evropë dhe botë. Jam i bindur se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shtet dhe shoqëri. Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në një postim të tij.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …