Gashi: Nëse nuk iu pëlqen presidenti si udhëheqës i dialogut, atëherë duhet të fillohet procesi i shkarkimit të tij

Sekseri i familjes Rugova, Dardan Gashi ka dy poste të larta në Qeverinë Haradinaj, pavarësisht se deputetja Teuta Rugova nuk u duk në Kuvend

Sekseri i LDK-së dhe i familjes Rugova, Dardan Gashi ka dy poste  të larta në Qeverinë Haradinaj edhe pse deputetja Teuta Rugova nuk e ka votuar Kryetarin e Kuvendit por nuk pritet ta votojë as Kabinetin Haradinaj. Sekseri,  Gashi tash për tash  ka marrë postin  zëvendës-kryeministrit dhe ministrit  të Diasporës. Lista Rugova nuk ka marrë pjesë në zgjedhje, e vetme por as në kuadër të LDK-së. Javë më parë Dardan Gashi në cilësinë e ndërmjetësuesit ishte i pranishëm në takimin mes Ramush Haradinajt dhe familjes Rugova. Pas këtij takimi në media u raportua se nëse deputetja e LDK-së, Teuta Rugova do ta votojë PAN-in, Gashi edhe mund të rikthehet në postin e ministrit.

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, viziton Bondsteel dhe ekspozitën e armëve të NATO-s

Komandanti i Forcës së Sigurisë së NATO-s në Kosovë, Gjeneralmajor Enrico Barduani, ka vizituar Kampin …