Seanca parlamentare e thirrur nga opozita ka përfunduar me 4 fjalime të deputetëve

Seanca parlamentare e thirrur nga opozita ka përfunduar me 4 fjalime të deputetëve

Seanca parlamentare e thirrur nga opozita ka  përfunduar  me 4 fjalime të deputetëve, edhe pse ishte thirrur nga opozita me të vetmen pikë të rendit të ditës, diskutimi i programit të qeverisë Haradinaj. Seanca nisi me fjalimin e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti. Ai i ka bërë thirrje Qeverisë që të mos i sjellë në Parlament temat e mëdha si demarkacionin e asociacionin. Kurti e ka kritikuar Qeverinë e re për dhënien e Ministrisë së Bujqësisë Listës Serbe. Iniciuesi i debatit, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e re nuk ka dhënë asnjë ide se si do t’i qaset formimit të Ushtrisë, dialogut me Serbinë dhe demarkacionit me Malin e Zi. Në sallë ishin vetëm dy deputetë të koalicionit qeveritar, Labinot Tahiri dhe Milaim Zeka. Në fund të seancës së jashtëzakonshme, LDK-ja kërkoi që Kuvendit t’i vazhdojë punimet të martën por, për këtë kërkesë, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se do të vendosë Kryesia.

Kontrolloni gjithashtu

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë

Nënsekretarja amerikane të Shtetit, për Diplomacinë Publike, Elizabeth Allen po qëndron në vendin tonë. Gjatë …