leoni

Nis bashkëpunimi mes Komunës së Kaçanikut dhe Shoqatës “Kosova-Shkupi” nga Bursa e Turqisë

Komuna e Kaçanikut ka vendosur bashkëpunim me shoqatën “Kosova- Shkupi” nga Bursa e Turqisë. Përfaqësuesit e kësaj shoqate të udhëhequr nga Kryetari Rexhep Gyndyz, u pritën nga Drejtori për Arsim dhe Kulturë Enver Kamishi, i cili i falënderoi që kanë përzgjedhur Komunën e Kaçanikut për bashkëpunim në fushën e arsimit. Drejtori Kamishi tha se Komuna e Kaçanikut mbetet e përkushtuar në vendosjen e urave lidhëse me organizata të ndryshme, që kanë për qëllim avancimin e arsimit në qytetin tonë. Kryetari i shoqatës Rexhep Gyndyz tha se përmes këtij bashkëpunimi synohet të bëhet lidhja e dy shkollave fillore dhe një të mesme të Komunës së Kaçanikut me shkollat në qytetin e Bursa-s, duke filluar me vizita reciproke, për të vazhduar më pas me aktivitete të tjera. Organizata “Kosova-Shkupi” nga Bursa e Turqisë fillimisht kishte vendosur kontakte me Shoqatën “Gryka e Kaçanikut” e udhëhequr nga Zarije Malsiu.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …