Visar Ymeri: Gjyqtari Kalludra, argat i pushtetit që përndjek aktivistët e Vetëvendosjes

Vetëvendosja: Ne duam ta ndryshojmë qytetin dhe qeverisjen lokale, sepse duam ta përmirësojmë mënyrën e jetës

Në tryezën me temë: “Rëndësia e pushtetit lokal”, organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, kryetari Visar Ymeri foli për rëndësinë e Komunës si garancë e plotësimit të të drejtave dhe nevojave qytetare. Drejtuesi i Komitetit për Politika Financiare, Besnik Bislimi foli për ndarjen buxhetore që duhet ta ketë parasysh qeverisja komunale. Kurse Kyetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti foli për ndryshimin që është bërë në Prishtinë. Ai tha se pavarësisht punëve që janë kryer, suksesi më i madh është ndërtimi i një qytetari aktive. Ahmeti shtoi se Komuna është vija e parë e frontit e shtetit social. Pasi foli për problemet e trashëguara nga qeverisja e kaluar, Ahmeti ftoi të bëhemi bashkë që të mos lejohet përsëritja e atyre gabimeve. Pjesëmarrësit e tjerë dhanë propozimet e tyre për sferat e ndryshme të qeverisjes të cilat janë kompetencë qeverisë e Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Bashkimit Evropian e lanëson Programin e BE-së për sektorin e drejtësisë në Republikën e Kosovës

Knut Abraham: Kosova me shumicë votash i ka përmbushur të gjitha standardet për t’u bërë anëtare e Këshillit të Evropës

Këshilli i Europës festoi 75 vjetorin e themelimit dhe deputeti i Bundestagut, Knut Abraham konkludoi …