FSK bëri të ditur se sot në Ferizaj 11 kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës diplomuan dhe morën gradën e Nëntogerit. Ministri i FSK-së, Haki Demolli, e vlerësoi si një hap të rëndësishëm duke thënë se ndihet krenar që Kosova po krijon një ushtri profesionale sipas standardeve të NATO-s. Në këtë ceremoni mori pjesë kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa. Komandanti i Përgjithshëm i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama kërkoi nga të gjithë pjesëtarët e FSK-së që në mënyrë të vazhdueshme të punojnë drejt zhvillimit profesional në mënyrë që transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të jetë sa më i lehtë, raporton Koha.net. Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr tha se Kosova duhet të ndihet krenare që në ushtrinë e saj ka pjesëtarë të gatshëm t’i dalin zot atdheut të tyre. E, nëntogerët që nga sot u bënë oficerë aktivë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, shprehnin kënaqësi që tani e tutje do të jenë në shërbim të popullit dhe vendit të tyre. 11 kadetë të FSK-së u kurorëzuan me titullin Nëntogerë pas 4 vjetësh pune dhe angazhimi.
Kontrolloni gjithashtu
Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës
Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
