????????????????????????????????????

KK i Malishevës, miratoi buxhetin afër 14 milion euro për vitin 2018

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka vazhduar mbledhjen e tetë të rregullt, ku në rend dite ishte leximi i dytë i projekt buxhetit për vitin 2018. Anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, me shumicë të votave, e kanë miratuar projekt buxhetin 2018-2020, me theks të veçantë buxhetin për vitin 2018, ku përfshihen edhe investimet kapitale. Buxhetin para anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës, e ka prezantuar drejtori i Drejtorisë për Ekonomi, Buxhet dhe Financa, Vesel Krasniqi, i cili ka sqaruar edhe mënyrën e hartimit të projekt buxhetit, si dhe mënyrën e hartimit të listës së projekteve për vitet në vijim, listë e cila është përpiluar, duke u bazuar në kërkesat dhe nevojat e banorëve të Komunës së Malishevës. Buxheti për vitin 2018, do të jetë afër 14 milion euro (13,822,807.00 €), kurse buxheti për investime kapitale për vitin 2018, është 4 milion e 392 mijë e 811 euro. Përndryshe kjo mbledhje, shënon edhe mbledhjen e fundit të kësaj përbërje të Kuvendit të Komunës, dhe me këtë rast, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, i ka përshëndetur edhe Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, i cili i ka falënderuar për bashkëpunim katërvjeçar, duke e vlerësuar lartë punën dhe angazhimin e të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Malishevës. Edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Aziz Thaçi, në fund të mbledhjes i ka falënderuar të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës, për kontributin e tyre që kanë dhënë gjatë këtyre katër viteve.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …