Ministri Lekaj priti në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosove Laszlo Markusz

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti në një takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz. Me këtë rast ambasadori Markusz, e uroi ministrin Lekaj për pozitën e re si ministër i Infrastrukturës, dhe i dëshiroi punë të mbarë. Ndërsa, ministri Lekaj e falënderoi ambasadorin Markusz, për vizitën e tij. Gjatë këtij bashkëbisedimi ministri Lekaj e njoftoi ambasadorin me projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar në Ministrinë e Infrastrukturës. Ministri konkretisht foli rreth projekteve të cilat janë duke u zhvilluar në bashkëpunim me Hungarinë. Gjatë fjalës së tij ministri Lekaj e falënderoi ambasadorin për gjithë ndihmën që ka bërë Hungaria për shtetin e Kosovës, deri më tani. Të dy bashkëbiseduesit Lekaj- Markusz, u dakorduan që të vazhdohet me thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja vendeve Kosovës dhe Hungarisë, në projekte të cilat janë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti inspekton punimet në projektin ndërkufitar të financuar nga Bashkimi Evropian

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar nga afër punimet që po zhvillohen …